Instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci, ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19, njofton Insajderi.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur Oda e Infermierëve, të cilët me anë të një telegram ngushëllimi thane se ajo do të kujtohet përherë si profesioniste e përkushtuar.
“Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë është njoftuar me pikëllim të thellë se në betejën me COVID-19 ka humbur jetën instrumentarja e Klinikës së Oftalmologjisë, Luljeta Statovci”, thuhet në njoftimin e kësaj ode.
“Ajo do të kujtohet si një profesioniste e përkushtuar në punë e që tërë jetën e saj, u shërbeu pacientëve. Në emër të Odës së Infermierëve të Kosovës, familjes së të ndjerës dhe gjithë kolegëve, iu shprehim ngushëllimet më të thella me rastin e vdekjes së parakohshme të koleges Luljeta Statovci”, bëhet e ditur tutje në kumtesë. /Insajderi.com