Infermierja nga Peja vdes nga Coronavirusi

Infermierja nga Peja vdes nga Coronavirusi

Infermierja 63 vjeçare nga Peja, Shkurte Gecaj, nuk ka arritur t’i bëjë ballë më gjatë infektimit me Coronavirus, njofton Insajderi.

Gecaj për ditë të tëra është përballur me pacientët e infektuar me këtë virus, ndërsa kishte disa ditë që ishte prekur nga COVID-19.

Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Veton Berisha, i cili edhe ditë më parë njoftoi se vjehrra e tij, e cila punonte si infermiere në Spitalin Rajonal Infektiv të Pejës, ishte prekur me Coronavirus.

Ndërsa, mbrëmjen e kaluar Berisha ka njoftuar që ajo ka ndërruar jetë. /Insajderi.com

Njoftim mortorë!

Të dashur familjar, miq, gjithë ju dashmirë,

Ju njoftoj që sot më datë 13 gusht 2020 ndërroj jetë e…

Posted by Veton Berisha on Thursday, August 13, 2020