Infermierja për partitë politike: Ka 11 muaj që nuk e kam takuar familjen ju organizoni tubime

Infermierja për partitë politike: Ka 11 muaj që nuk e kam takuar familjen ju organizoni tubime

Infermierja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shqipe Kadriu, ka deklaruar se ka 11 muaj që nuk ka takuar familjarët e saj.

Kjo për shkak se ajo është më shumë potenciale për t’u infektuar me COVID-19.

Problemi i Kadriut është organizimi i tubimeve elektorale nga partitë politike.

Sipas saj, sakrifica e punonjësve shëndetësorë “nuk po respektohet”.

“Faleminderit populli im qe jeni kaq egoist dhe po kujdeseni për vete”, ka shkruar ajo në Facebook. /Insajderi.com

 

Gati 11 muaj nuk kam takuar familjaret e mi, miqte e mi…qe 11 muaj jam ne vetizolim..E vetmja rruge qe bej qe 11 muaj…

Posted by Shqipe Kadriu on Monday, 25 January 2021