Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti 2

Iniciativa Rome nuk tregon nëse do ta votojë Qeverinë Kurti 2

Deputeti i zgjedhur nga zgjedhjet e 14 shkurtit për Iniciativën Rome, Fadil Gashi, ka deklaruar se takimi me kandidatin për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, ka qenë konstruktiv dhe së bashku do të punojnë për zhvillim, transmeton Insajderi.

Pas këtij takimi midis palëve që është zhvilluar sot, Gashi nuk ka treguar nëse i ka dhënë mbështetje Kurtit për formimin e Qeverisë, por ka thënë se bisedimet do të vazhdojnë.

“Ka qenë takim konstruktiv dhe së bashku do të punojmë për program zhvillimi. Do të vazhdojmë bisedimet për qeverinë”, tha ai.

Kurti e Osmani për tri ditë ka zhvilluar takime me partitë parlamentare për formimin e institucioneve, ndërsa të premten pritet të mbajnë edhe takimin me liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. /Insajderi.com