Insajderi ofron reklamim falas për prodhuesit vendor

Janë disa arsye se pse Insajderi ka vendosur që të mbështes prodhuesit vendor, duke i ofruar hapësirë reklamimi falas. Megjithatë, Insajderi nuk duhet të mbetet i vetëm në këtë betejë. Ftoj të gjithë që të bashkëpunojmë për realizimin e idealit te madh: Largimin e Serbisë nga Kosova.

Insajderi ofron reklamim falas për prodhuesit vendor

Tregtarët shqiptar të lidhur me prodhues të Serbisë kanë ngulfatur prodhimin vendor. Bizneset e Kosovës shpeshherë bëjnë përpjekje të dështuara për të arritur deri te konsumatori. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Nuk e kanë fuqinë financiare të promovimit të produkteve të tyre. Konsumatori nuk është mirë i informuar për cilësinë e produkteve vendore.

Është më shumë i informuar për cilësinë e produkteve të bizneseve nga Serbia. Fuqia e tyre financiare e marketingut është e pakrahasueshme me prodhuesit vendor të Kosovës.

Vetëm në Kosovë, brenda një viti, kompanitë serbe bëjnë shitje prej mbi 400 milionë eurove. Që nga paslufta kanë përfituar mbi 8 miliardë euro nga qytetarët e Kosovës.

Kjo duhet të ndërpritet. Nuk është vetëm Qeveria që mund ta bëjë këtë. Duhet mobilizim i të gjithë akterëve. Duhet kontribuar secili me kaçikun e vetë. Duhet që të ndryshojmë situatën, duke fuqizuar biznesmenët kosovar që ofrojnë produkte vendore në tregun e Kosovës. Duhet të bojkotojmë produktet serbe dhe të ndihmojmë prodhuesin vendor në shumë forma.

Përveç refuzimit të blerjes së produkteve serbe dhe blerjes së produkteve vendore, biznesmenët lokal duhet ndihmuar edhe me promovim. Kjo i mundëson atyre që konsumatorët të njihen me prodhimet vendore. Nuk duhet lejuar që konsumatorët të zëvendësojnë produktet serbe me ato të Malit të Zi apo Maqedonisë. Duhet të tregohemi nacionalist në këtë betejë, e cila nuk është ekonomike. Është politike.

Kjo është arsyeja që Insajderi ka vendosur që të ofrojë hapësirë reklamuese falas për prodhuesit vendor. Prej bërjes publike të këtij vendimi, në llogarinë time në Facebook, e deri në momentin kur po e lexoni këtë shkrim, janë lajmëruar qindra prodhues vendor. Ata kanë nevojë të madhe për të reklamuar produktet e tyre. Insajderi do të ndihmoj ata që të futen në treg. Do të bëjë të pamundurën që konsumatori të informohet saktë se me cilat prodhime vendore do të zëvendësojë produktet serbe.

Gjatë ditës së sotshme Insajderi ka publikuar baneret dhe artikujt promovues të prodhuesve vendor, të cilat kanë kërkuar ndihmën tonë.

Promovimi i produkteve vendore ndihmon në fuqizimin e tyre. Ndihmon në zëvendësimin e produkteve të huaja me ato vendore, për shkak se konsumatori informohet për cilësinë e prodhimeve vendore.

Duhet refuzuar blerjen e produkteve serbe dhe zëvendësimin e tyre me ato kosovare. Për tu realizuar ky qëllim, bizneset vendor kanë nevojë që njerëzit të informohen për cilësinë e produkteve te tyre.

Insajderi nuk duhet të mbetet i vetëm në këtë drejtim. Duhet edhe kompanitë tjera që të ofrojnë shërbime falas për prodhuesit vendor.

Ftoj të gjithë që të bashkëpunojmë për realizimin e idealit te madh: Largimin e Serbisë nga Kosova.