
Gazeta Online, Insajderi, lanson produktin e ri medial, “Insporti”, që do të jetë online shumë shpejt.
Kjo platformë do të jetë e specializuar për lajme, analiza e hulumtime të zhvillimeve në fushën e sportit.
Ne jemi në kërkim të gazetarëve të cilët do të punojnë në ekipin tonë andaj shpallim:
KONKURS PËR GAZETARË/E TË SPORTIT
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Përcjellja dhe mbulimi i ngjarjeve në sportin vendor dhe ndërkombëtar
- Përgatitja e lajmeve, kronikave dhe raporteve nga ngjarjet sportive
- Përgatitja e materialeve tjera mediale për rrjete sociale dhe platforma partnere
- Detyra tjera të ngjashme që mund të caktohen nga redaktorët
Kandidatët e interesuar për aplikim duhet të plotësojnë këto kushte dhe kritere:
- Njohuri e shkëlqyeshme e gjuhës shqipe
- Njohuri të gjuhës angleze
- Përgatitje shkollore për gazetari, sport, menaxhim sportiv ose fusha relevante
- Përvojë pune në gazetari
- Njohuri themelore për sportin dhe funksionimin e organizatave sportive
- Aftësi për punë me afate të ngushta dhe nën presion të kohës
- Aftësi për punë me orar të ndryshueshëm dhe në fundjava
Të gjithë kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV-të në adresën elektronike [email protected], deri më datën 18.01.2018, në ora 16:00.