Drejtori i Inspekcionit të Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar se ka shqiptuar gjobën e katërt ndaj subjekteve politike për organizimin e tubimeve në Prishtinë, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në “Facebook”, Tahiri ka bërë të ditur se ka gjobitur me 2000 euro Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Gjoba e katërt ndaj subjekteve politike, për organizim të tubimeve në Prishtinë në kundërshtim me ligjin dhe masat në fuqi”, tha ai.
Sipas Tahirit, vet e kanë hartuar ligjin për masat, edhe gjobat duhet t’i paguajnë.
“Ligjin edhe vendimin për masat, vet i keni hartuar e votuar – edhe gjobat, duhet t’i paguani. Në të kundërtën, i inkasojmë përmes përmbaruesit!”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”./Insajderi.com