
Inspeksioni i Prishtinës gjatë ditës së sotme sot ka gjobitur disa pronarë veturash të parkuara në hapësira publike me 100 euro.
Këtë e ka bërë të ditur, drejtori i Inspeksionit Adonis Tahiri.
Tahiri ka vazhduar edhe sot aksionin për lirim e trotuareve dhe hapësirave nga veturat, duke i gjobitur me nga 100 euro.
“Vazhdojmë me lirimin e hapësirave publike të uzurpuara”, ka shkruar ai.