Inspektorati i Punës anulon vendimin për shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e Drejtorit të SHSKUK-së

Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.

Inspektorati i Punës anulon vendimin për shkarkimin e Basri Sejdiut nga pozita e Drejtorit të SHSKUK-së

Basri Sejdiu ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se Inspektorati i Punës ka vendosur që të anulohet vendimi i Bordit Drejtues të SHSKUK-së për shkarkimin e tij nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së.

Vendimi i Inspektoratit të punës anulon vendimin paraprak për shkarkim dhe potencon “të pabaza të gjitha pikat e listuara në vendimin e lartpërmendur të Bordit”.

Sejdiu e ka shpërndarë edhe dokumentin e vendimit ku thuhet se “proceset e përshkruara në arsyetimin e vendimit të bordit të SHSKUK për shkarkim, nuk janë kompetencë e drejtorit të përgjithshëm”.

“Po ashtu listimet e raporteve të auditimeve të brendshme nuk kanë relevancë në raport me detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK, duke potencuar raportin e auditorit të përgjithshëm ku përshkruhet se SHSKUK ka aplikuar një qasje të përmirësuar në shumë fusha të menaxhimit financiar dhe llogaridhënies si dhe zbatimit të rekomandimeve të dala nga raportet e mëhershme të auditimit”.

Sejdiu, që në kohën kur ishte shkarkuar e kishte quajtur vendimin si krejtësisht të padrejtë dhe të ndikuar politikisht ka deklaruar se anulimi i vendimit për shkarkimin e tij “konfirmon punën time të ndershme dhe profesionale në SHSKUK”.

Sejdiu kishte filluar punën si drejtor i SHSKUK në vitin 2017 dhe e kishte mbajtur këtë pozitë deri kur u shkarkuar në mes të pandemisë, gjatë këtij viti.

Tani Sejdiu pret që ky vendim të respektohet, përkatësisht të zbatohet nga organet kompetente.

“Unë do të vazhdojë maksimalisht angazhimin dhe do të japë kontributin tim në të mirë të ngritjes së sistemit shëndetësor, në të mirën e qytetarit dhe punëtorit shëndetësor.