Inspektorati i tregut paditë IPKO-n për “shkelje ndaj konsumatorëve”

Inspektorati i tregut paditë IPKO-n për “shkelje ndaj konsumatorëve”

Operatori ekonomik “IPKO” është paditur nga Inspektoriati i Tregut.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregëtisë, të cilët ndonëse nuk kanë bërë të ditur emrin e operatorit të telefonisë mobike, njoftuan se kjo padi ka ardhur pas pranimit të 180 ankesave të qytetarëve në Inspektorat.

Tashmë është bërë publike edhe procedura kundërvajtëse që është inicuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku janë shpjeguar edhe arsyet pse është kërkuar fillimi i kësaj procedure.

“Duke u bazuar në nenin 9, paragrafin 1, pika 1.3, të Ligjit nr. 03/L-181 për Inspektoratin dhe mbikëqyrjen e Tregut, inspektorët e tregut kanë realizuar inspektim tek operatori ekonomik, ku kanë analizuar dokumentacionin e dorëzuar nga operatori ekonomik, ankesat e konsumatorëve, provat materiale dhe në bazë të këtyre dëshmive ka rezultuar se operatori ekonomik ka bërë shkelje ndaj konsumatorëve”, thuhet në padinë e Inspektoratit.

Padia e inicuar nga Inspektorati i Tregut për operatorin ekonomik “IPKO”

Madje sipas kësaj padie IPKO ka reklamë mashtruese për klientët/konsumatorët duke promovuar shërbime të cilat nuk i ofron ose ka qenë në dijeni paraprakisht se nuk mund t’i ofrojë.

“(IPKO) Ka vendosur kushte të padrejta në kontratë duke e kushtëzuar klientin/ konsumatorin që në rast të shkëputjes së kontratës para afatit prej 12 muajsh, klienti/ konsumatori obligohet të paguajë për muajt e mbetur, edhe pse i njëjti nuk ka mundësi të shfrytëzojë shërbimet për të cilat ka lidhur kontratën”, thuhet mes tjerash në padi.

Padia e inicuar nga Inspektorati i Tregut për operatorin ekonomik “IPKO”

Padia është incizuar me datën 23 shtator në Gjykatën Themelor në Prishtinë.

Padia e inicuar nga Inspektorati i Tregut për operatorin ekonomik “IPKO”

Lidhur me çështjen, Gazeta Shqip.com nuk ka marrë përgjigje nga IPKO edhe pasi ka kontaktuar me zyrtarët brenda këtij operatori. /Insajderi.com