Inspektorati Policisë po e heton policin që përdori armën zyrtare për ta qëlluar një person

Inspektorati Policisë po e heton policin që përdori armën zyrtare për ta qëlluar një person

Inspektorati i Policisë së Kosovës po heton policin që qëlloi me armë zjarri një person në Graçanicë, në dalje të Prishtinës.

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë pranuar informacione sot pas orës 17:00 përmes Linjës së Kaltër (080003333) nga Policia e Kosovës  për  një zyrtar policor që ka përdorur armën e zjarrit.

“Në bazë të mandatit ligjor të IPK-së rasti do të trajtohet nga IPK në koordinim edhe me prokurorin kujdestar i cili ka dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet nga hetimet paraprake deri më tani dyshohet se zyrtari policor ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një të dyshuari  i cili ka qenë i ndaluar në Stacionin Policor të Graçanicës e që i njëjti ka ikur me ndihmën e një të dyshuari tjetër i cili ka qenë duke pritur me një automjet aty afër”, thuhet në komunikatë.

I plagosuri është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. /Insajderi.com