Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën ka pranuar konfirmimin për anëtarësimin e plotë në Shoqatën Kombëtare të Hetuesve të Punëve të Brendshme të Shteteve të Bashkuar të Amerikës, shkruan Insajderi.
Përmes një njoftimi IPK thekson se është anëtari i parë nga organizatat mbikëqyrëse policore të Ballkanit dhe Evropës që anëtarësohet në këtë shoqatë.
Sipas njoftimit thuhet se anëtarësimi në këtë shoqatë pritet të ndihmojë Inspektoratin Policor në sigurimin e një platforme shtesë për shkëmbimin e informacionit dhe ekspertizës në lidhje me çështjet e mbikëqyrjes policore .
“Inspektorati Policor i Kosovës falënderon ICITAP-in amerikan për mbështetjen e vazhdueshme që po jep duke përfshirë trajnimet e avancuara në fushën e hetimit , donacionet në pajisje të specializuara dhe përkrahjen e dhënë për anëtarësimin në NIAIA të SHBA-së”, është shkruar në njoftimin e IPK-së./Insajderi.com