Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë të cilët dyshohet se kanë keqtrajtuar dy vajza të martën në Vushtrri, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
“Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave si dhe sigurimin e disa video incizimeve”.
“Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës./Insajderi.com