Inspektorati rikthen në punë Kryeshefin e shkarkuar të Ndërmarrjes Publike

Inspektorati rikthen në punë Kryeshefin e shkarkuar të Ndërmarrjes Publike

Inspektorati i Punës e ka rikthyer në punë Kryeshefin e shkarkuar një muaj më parë të Ndërmarrjes Publike “Çabrati”, Berat Hadri.

Hadri, Kryeshef i Kompanisë Rajonale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë, u shkarkua me vendim të bordit të sapo emëruar të ndërmarrjes më 22 janar.

Mirëpo, Inspektorati i Punës e ka konsideruar të jashtëligjshëm vendimin e Bordit të “Çabratit”, në një vendim të nxjerrë sot.

“Kontrata e punës ishte me afat të caktuar 3 vjet, edhe atë 01.10.2018 deri më 21.10.2021. Në këtë rast vërtetohet se: Bordi i drejtorëve të posa emëruar nga aksionari i Ndërmarrjes Publike Lokale K.R.M. ‘Çabrati’ – K.K – Gjakovë, ka bërë shkelje ligjore të Ligjit të Punës”, thuhet në vendimin e Inspektoratit të Punës.

Pas vendimit të Inspektoratit, Hadri ka deklaruar se se sot është vërtetuar vendimi tendencioz, prapa së cilit, sipas tij, qëndron kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

“Kam pranuar Vendimin nr. 141/2020 të datës 20.02.2020 të Inspektoriatit të Punës i cili vërteton që Vendimi i Bordit për shkarkim të Kryeshefit Ekzekutiv ishte tenzencioz dhe puro politik dhe njëherit obligon punëdhënësin që të zbatoj vendimin për kthimin tim të menjëhershëm në punë”, ka nënvizuar Hadri.

Ai ka thënë se vendimi i Inspektoratit të Punës gjithashtu nënkupton se “secili veprim i ndërmarrë nga Bordi i Drejtorëve pas vendimit, siç është shpallja e konkursit, përbën shkelje ligjore”. /Insajderi.com

Gepostet von Berat Hadri am Montag, 24. Februar 2020