Inspektorët me orar të zgjatur pune për të zbatuar masat anti-Covid19

Inspektorët me orar të zgjatur pune për të zbatuar masat anti-Covid19

Inspektorët komunal janë duke punuar me orar të zgjatur në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim të zbatimit të masave anti-Covid19, njofton Insajderi.

Nëpër komunat e Kosovës janë duke u zhvilluar aktivitete të shtuara të inspektimeve që nga hyrja në fuqi e masave të reja nga Qeveria e Kosovës për luftimin e pandemisë.

Gjatë veprimtarisë së Inspeksioneve komunale në bashkëpunim dhe koordinim me të gjitha institucionet e tjera të përfshira ditëve të fundit iu është kërkuar nga subjektet afariste të respektojnë masat e fundit e parapara me vendim nga Qeveria.

Janë shtuar aktivitetet sidomos në fushën e gastronomisë, ku komunat kanë kërkuar nga këto subjekte që të bëhet rregullimi i hapësirave të tyre për shërbim sipas masave të parapara në mënyrë që klientët të kenë distancën e kërkuar.

Gjithashtu së bashku edhe në koordinim me Policinë është kërkuar respektimin e orarit kohor të lejuar për veprimtari të këtyre subjekteve. Aktivitet i vazhdueshëm është duke u zhvilluar me kërkesa drejtuar qytetarëve që të bartin maskat gjatë gjithë kohës sipas masave të parapara.

Inspektimet janë të përbashkëta në mes Inspektorëve Komunal, Inspektorëve të AVUK, Inspektorëve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Policisë së Kosovës, dhe këto inspektime do të jenë të vazhdueshme deri në respektim të plotë të vendimeve të Qeverisë. /Insajderi.com/