Inspektoriati i tregut mbyll marketin “Emona” në qendër të Mitrovicës

Inspektoriati i tregut mbyll marketin “Emona” në qendër të Mitrovicës

Inspektorati i tregut në Komunën e Mitrovicës ka mbyllur përkohësisht marketin “Emona”gjatë ditës së sotme.

Mbyllja e tij është bërë me asistencë të Policisë së Kosovës. Arsyeja e mbylljes së lokaleve po bëhet pasi që nuk po respektohet orari i punës, raporton Gazeta Insajderi.

Inspektoriati i tregut ka bërë të ditur se lokalet e llojit të tillë të cilët duan të punojnë të dielave pas orës 12:00 duhet të pajisen me leje të veçantë.

Kujtojmë se para dy dite Drejtoria e Inspekcionit në bashkëpunim me Departamentin e Lojërave të Fatit dhe Policinë ka bërë inspektime tek lokalet e lojërave ë fatit dhe bastoreve ku pas verifikimit, janë mbyllur 10 lokale që kanë zhvilluar biznesin e lojërave të fatit, në kundërshtim me ligjin.

Ky aksion të cilit i printe drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti së bashku me Inspektorët e Komunës, të ATK-së dhe me asistim të Policisë së Mitrovicës, sot gjatë tërë ditës kanë inspektuar të gjitha lokalet zhvillojnë biznesin e lojërave të fatit dhe të bastoreve. /Insajderi.com