Institucione vendore e ndërkombëtare e dënojnë dhunën ndaj Arbana Xharrës

Institucione vendore e ndërkombëtare e dënojnë dhunën ndaj Arbana Xharrës

Institucione vendore dhe ndërkombëtare, organizata të shoqërisë civile, gazetarë e qytetarë të shumë e kanë dënuar dhunën që mbrëmë është ushtruar nga persona ende të panjohur ndaj Arbana Xharrës.

Ish-kryeredaktorja e gazetës Zëri, para katër ditësh ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës.

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka deklaruara se është e tronditur nga sulmi ndaj Xharrës.

“Bashkimi Evropian qëndron mbi çdo sulm kundër vlerave njerëzore. U bëj thirrje institucioneve për t’i ndëshkuar keqbërësit”, shkruan Apostolova në Tëitter.

Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delaëie kërkoi që sulmuesit e Xharrës të sillen para drejtësisë.

“I tmerruar nga sulmi brutal ndaj Arbana Xharrës. I uroj shërim sa më të shpejtë dhe besoj se sulmuesit do të sillen shpejtë para drejtësisë”, ka shkruar Delaëie në Tëitter.

Edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës përmes një komunikate dënoi dhunën ndaj Xharrës, duke theksuar se dhuna është e papranueshme.

“RrGGK kërkon nga organet e drejtësisë që të reagojnë sa më shpejtë në hetimin dhe zbardhjen e rastit me hetime të pavarura për gjetjen e fajtorëve, duke mos lejuar krijimin e një ambienti kaotik dhe konspirativ i cili mund të përdoret për poena politik nga ndonjë subjekt politik në Kosovë”.

KMDLNj në reagim deklaruan se janë të shqetësuar me fjalorin e dhunshëm që sipas tyre i parapriu fushatës dhe “për pasojë kemi dhunën e shfrenuar ndaj Arbana Xharrës pas kalimit në PDK”.

“KMDLNj e gjykon këtë rast duke kërkuar hetime të shpejta sikur edhe kërkon të mos paragjykohet rasti pa përfunduar hetimet”, thuhet në njoftim.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se ndihet thëllësisht I tronditur me sulmin ndaj Arbana Xharra.

“Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tone”.

Kryeministri në largim, Isa Mustafa ka dënuar sulmin ndaj Xharrës, duke e cilësuar si akt i ulët dhe i turpshëm.

“Kryerësit duhet të sillen para drejtësisë”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, dhunën ndaj Xharrës e ka cilësuar akt të shëmtuar dhe qyqar.

“Asgjë nuk mund ta arsyetojë dhunën. Si shoqëri duhet të distancohemi urgjentisht nga dhuna. I ftoj institucione shtetërore që të veprojnë me forcën e ligjit për t’i rikthyer qytetarëve të Kosovës besimin në shtetin e tyre”, shkruan Jahjaga në Facebook.

Partia Demokratike e Kosovës, ku Arbana Xharra aderoi katër ditë më parë, e konsideron sulmin dhunën ndaj Xharrës.

“Përdorimi i dhunës si mjet politik, në këtë rast për të shuar guximin e atyre që ngrehin zërin kundër të keqes, ose edhe për të penguar bashkimin e të tjerëve në luftimin e saj, është një akt barbar dhe i patolerueshëm në një shoqëri demokratike”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ramush Haradinaj kryetar i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se sulmi ndaj Arbana Xharrēs, përvec i papranueshëm është edhe kundër logjikës dhe traditës shqiptare.
“U kërkoj organeve të rendit që ta zbardhin këtë rast, dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kryesit e këtij akti të lig. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Shpend Ahmeti tha se sulmet fizike si rasti i Arbana Xharrës mbrëmë janë të dënueshme dhe janë të papranueshme.

“Përderisa institucionet qëllimisht apo joqëllimisht (s)përfundojnë punën, ne do të mbesim shoqëri e lirë në letra e shumica në dënime në facebook”, shkruan Ahmeti në Facebook.

Edhe kryetari i Nisma, Fatmir Limaj  ka reaguar ndaj sulmit mbi Arbana Xharrën.

“I shqetësuar nga sulmi fizik që i është bërë, Arbana Xharres. Të sulmosh fizikisht një grua, është veprimi më i ulët që ndodh në shoqërinë tone”, ka thënë Limaj. /Insajderi.com