Institucionet pushojnë në ditën e Bajramit të Vogël

Institucionet pushojnë në ditën e Bajramit të Vogël

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se më 20 korrik të gjitha institucionet qendrore dhe lokale do të pushojnë me rastin e festës së Bajramit të Vogël, shkruan Insajderi.

MPB ka deklaruar se për këtë vendim është bazuar në ligjin për festat zyrtare.

“Në pajtim me nenin 2 të Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare të Republikës së Kosovës, ju njoftojmë se për nderë të festës zyrtare “Bajrami i Vogël”, për të punësuarit në Institucionet e Republikës së Kosovës, ditë pushimi do të jetë: E martë, 20 Korrik- Bajrami i Vogël. Urime festa të gjithë nëpunësve të besimit islam!”, thuhet në vendim.

Me 20 korrik festohet Festa e Kurban Bajramit./Insajderi.com