Institucionet t’i trajtojnë dinjitetshëm viktimat e krimit

Institucionet t’i trajtojnë dinjitetshëm viktimat e krimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përkushtimi ndaj respektimit të të drejtave të njeriut e sidomos kategorisë së viktimave të krimit, duhet të jetë i përditshëm.

Këto deklarime, Presidenti Thaçi i dha sot gjatë një konference të mbajtur në kuadër të javës për të drejtat e viktimave të krimit e cila po shënohet në Kosovë.

Tutje i pari i vendit ka thënë se në bazën e rekomandimeve për trajtimin e dinjitetshëm të viktimave të krimit, ka shtuar se institucionet e vendit duhet të jenë të orientuara në krijimin e kushteve sa më të mira për këtë lloj të shoqërisë, ndërsa shumë të rëndësishme sheh ligjin për kompensimin e viktimave të krimit, njofton Klan Kosova.

”Në këtë drejtim duhet cekur të rëndësishëm ligjin për kompensimin e viktimave të krimit”.

”Sot kur po shënojmë javën për të drejtat e viktimave të krimit, jemi mbledhur këtu për të treguar mbështetjen tonë dhe mbrojtjen ndaj tyre”.

”Përkushtimi ynë ndaj tyre duhet të jetë i përditshëm. Institucionet e Republikës së Kosovës janë të orientuara në krijimin e kushteve në mbrojtjen e viktimave të krimit”.

”Ftoj të gjitha institucionet që viktimat të trajtohen me dinjitet”.

”Zotohemi se do të vazhdojmë angazhimin që Republika e Kosovës t’i mbrojë, avancojë të drejtat e njeriut në përgjithësi e po ashtu dhe viktimat e krimit”.

”Uroj që në vazhdim në shtetin tonë të kemi gjithnjë e më pak viktima të krimit”.