Institucioni që pranoi më së shumti dhurata vitin e kaluar

Institucioni që pranoi më së shumti dhurata vitin e kaluar

Agjencia Kundër Korrupsionit e ka publikuar listën e institucioneve të cilat kanë pranuar dhurata vitin e kaluar.

AKK-ja ka bërë të ditur se institucionet janë të obliguara me ligj të mbajnë regjistrin e dhuratave dhe emrat e personave që i dhurojnë ato.

“Katalogu i dhuratave Bazuar në Ligjin nr. 04/L-050 si dhe Ligjin Nr. 04/L-228, Institucionet publike duhet t’i emërojnë zyrtarët përgjegjës për mbajtjen e regjistrit të dhuratave. Të gjitha dhuratat e pranuara dhe vlera e tyre përkatëse, si dhe emrat e personave që kanë dhënë dhuratën, duhet të regjistrohen në regjistrin e dhuratave nga personi zyrtar që përcaktohet nga Agjencia dhe që mbahen nga institucioni, në të cilin personi zyrtar ushtron detyrën”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Kopjet e katalogëve duhet t’i dërgojnë në AKK jo më vonë se më 31 mars të vitit në vijim.

“Dorëzimi i katalogut të dhuratave Agjencia Kundër Korrupsionit, gjatë muajit mars të vitit 2018 ka pranuar njoftimin nga 28 institucione, të cilat kanë deklaruar se kanë pranuar dhurata 7 nga këto institucione, ndërsa 21 kanë deklaruar se nuk kanë pranuar dhurata gjatë vitit paraprak”, thuhet më tej në njoftim

“Institucionet të cilat kanë dorëzuar kopjet e katalogut të dhuratave gjatë këtij viti për vitin paraprak janë: Presidenca 10 dhurata; Kuvendi i Kosovës 6 dhurata; Zyra e Kryeministrit 32 dhurata; Ministria e Integrimit Evropian 3 dhurata; Universiteti ‘Ukshin Hoti’ Prizren 26; Gjykata Kushtetuese 3 dhurata; Fondi për Sigurimin e Depozitave në Kosovë 1 dhuratë”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

Të dhënat e specifikuara lidhur me katalogët e dhuratave sipas institucioneve që i kanë dorëzuar kopjet e katalogut në AKK, janë të paraqitura në tabelën në vijim: