Instituti gjerman: Ka dëshmi që Covid-19 mund t’i dëmtojë veshkët dhe zemrën

Instituti gjerman: Ka dëshmi që Covid-19 mund t’i dëmtojë veshkët dhe zemrën

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse, “Robert Koch”, tha se ka dëshmi që sëmundja Covid-19 mund t’i dëmtojë veshkët dhe zemrën dhe të shkaktojë koagulim të gjakut.

Lajmin e bëri të ditur prof. Lars Schaade, nënpresidenti i këtij instituti, i cili gjithashtu tha: “Ne duhet t’i hulumtojmë të gjitha dëshmitë në mënyrë sistematike, përfshirë edhe dëshmitë e siguruara nga autopsitë”.

Ai shtoi se vendimi për lehtësimin e masave kufizuese në Gjermani kanë kuptim nga këndvështrimi shoqëror, por ato duhet të mbesin në fuqi, nëse shikohen nga këndvështrimi i pastër epidemiologjik.

Sipas statistikave zyrtare, numri i rasteve të infektimit është duke u dyfishuar çdo 20 ditë, ndërsa numri i personave të vdekur çdo 12 ditë, shkruan “The Guardian”.