Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se reshje të shiut pritet të ketë edhe gjatë ditëve në vijim në tërë vendin, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftim, reshjet do të jenë më të theksuara sërish në rajonin e Dukagjinit.
“Sipas parashikimeve tona pritet që përsëri ditëve në vazhdim të ketë reshje në tërë vendin por më të theksuara përsëri në Dukagjin, prandaj këto edhe më tepër do ta rëndojnë situatën, sidomos me temperaturat pozitive të cilat ndikojnë në shkrirjen e borës së rënë së fundi”, thuhet në njoftim.
Tutje, bëhet e ditur se si pasojë e reshjeve situatë më e rënduar paraqitet në sistemin lumor të Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime.
“Më i atakuari është sistemi lumor i Drinit të Bardhë, ku nivelet kanë arritur kuotat maksimale, e disa prej tyre kanë shkaktuar vërshime (Drini Bardhë, Ereniku, Bistrica e Pejës Bistrica e Deçanit, Mirusha, Toplluha) pastaj në pellgu e Ibrit lumenjtë: Ibri, Sitnica, Drenica me degët e tyre.
Këto përmbytje në Pellgut e Drinit të Bardhë, paraqesin një periudhë kthyese 20 vjeçare”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e IHMK-së./Insajderi.com
SITUATA E FUNDIT ME VËRSHIMET
Ashtu siç jeni të informuar, situata Hidrometeorologjike në Kosovë, gjatë këtyre ditëve…
Posted by Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës on Saturday, January 9, 2021