Instituti i Shëndetit: Koronavirusi, s’ka të prekur në Kosovë

Instituti i Shëndetit: Koronavirusi, s’ka të prekur në Kosovë

Virusi i përhapur në krejt botën, i njohur si Kronavirusi s’ka prekur deri tash asnjë person në Kosovë.

Kështu kanë bërë të ditur nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovë.

Zëdhënësja e këtij instituti, Era Pireva, i ka thënë Insajderit se deri më tani nuk është raportuar për ndonjë rast më këtë virus vdekjeprurës.

”Ne nuk kemi informacion se është ndaluar dikush, dhe deri me tani nuk ka asnjë rast të raportuar me koronavirus”.

Reagimi i ashpër i gazetarit ndaj Aeroportit të Prishtinës: Nuk keni pajisje për sulm kardiak e lërë më të parandaloni koronavirusin

Reagimi i ashpër i gazetarit ndaj Aeroportit të Prishtinës: Nuk keni pajisje për sulm kardiak e lërë më të parandaloni koronavirusinCilat janë dy rastet skandaloze që ndodhën në Aeroportin e Prishtinës, të cilat i përmend gazetari, Bujar Vitija? Çka thonë nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”? A ka kapacitete Kosova të ballafaqohet me koronavisurin? A janë ndërmarr hapat e mjaftushëm në Kosovë rreth kësaj sëmundje?

Gepostet von Insajderi am Donnerstag, 30. Januar 2020

 

Ky virus nga ngjallur pasiguri në mbarë botën.

Epidemia që filloi të përhapej në Kinë, tashmë ka rrezikuar edhe disa shtete të tjera, përfshirë edhe ato evropiane si Francën, Gjermaninë e Zvicrën.

Raportimet e fundit thonë se virusi vdekjeprurës ka prekur 9 mijë e 816 person, ndërsa kanë humbur jetën 213 persona.

Për shkak të këtij virusi Organizata Botërore e Shëndetësisë, (OBSH), ka shpallur tashmë edhe emergjencë globale.