“Integrimi në BE duhet të jetë agjendë shtetërore”

“Integrimi në BE duhet të jetë agjendë shtetërore”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian duhet të jetë agjendë shtetërore.

Këto komente, Kurti i bëri në mbledhjen e parë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, njofton Insajderi.

“Kërkesat dhe kriteret që dalin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian për vendin tonë në kuptimin e staradave që duhet arritur dhe të plotësohen të trajtohen me seriozitetin e duhur dhe përkushtimin e nevojshëm”, ka thënë Kurti.

Kreu i Ekzekutivit, tha se Qeveria e tij e ka përkushtimin që të përfundojë suksesshëm integrimin në Bashkimin Evropian.

“Një nga përfitimet direkte të qenit në proces të integrimit të BE-së është edhe skanimi dhe pasqyrimi i punës që na bëhet nga BE-ja në secilën fushë dhe për çdo vit. Kjo në fakt e lehtëson shumë punën tonë, por edhe punën time, sepse e kam më të lehtë të shoh progresin dhe të kërkojë përgjegjësi nga secili prej jush ku ka dështime dhe vonesa”. /Insajderi.com