Interesim i madh për tu bërë polic në Maqedoninë e Veriut

Interesim i madh për tu bërë polic në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Brendshme, i Maqedonisë së veriut, Oliver Spasovski ka deklaruar se gjithsej 2 964 kandidatë janë paraqitur në konkursin për zyrtarë policor në të cilin duhet të punësohen 600 policë.

Nga numri i paraqitur 2 365 janë meshkuj ndërsa 599janë femra.

“Ky numër është dukshëm më i madh nga konkursi i më parshim kur kishim 2 391 kandidatë dhe flet për interesin tek popullata për profesionin e policit ashtu edhe për imazhin pozitiv të Ministrisë në mesin e kësaj kategorie të qytetarëve”, ka deklaruar Spasvoski.

Deri në fund të marsit, gjegjësisht në fillim të prillit do të rumbullaksohet i tërë procesi selektues me rangim të pikëve për të gjithë kandidatët dhe më pas do të pasojë procesi për përzgjedhjen e kandidatëve. /Insajderi.com