Anëtari i Bordit të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Shqipërim Pula, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, ka thënë se asgjë zyrtare nuk ka për blerjen e operatorit IPKO nga Telekomi i Serbisë.
Tutje, Pula ka theksuar se lidhur me interesimin e Telekomit të Serbisë për blerjen e IPKO-s, janë njoftuar nga mediet.
“As edhe njoftim zyrtar ne si ARKEP nuk kemi për atë që është thënë në media. Por, nevoja e ndërhyrjes së shtetit është e nevojshme gjithnjë për sigurinë kombëtare. Unë personalisht nuk do ta nënshkruaja një licencë të tillë”, tha ai.
Derisa, Pula ka thënë se këto qarkullime në media mund të jenë edhe spekulim, tha se nga 5 korriku ka filluar procesi i shitjes së IPKO-s.
“Nëse ndodhë një dyshim i subjektit vjen kah ne, por meqe neve s’na ka ardhur asnjë njoftim zyrtar ne s’kemi kërkuar informata zyrtare nga IPKO”, tha ai. /Insajderi.com/