“International Maarif Schools of Kosova” uron Pavarësinë e Kosovës

“International Maarif Schools of Kosova” uron Pavarësinë e Kosovës

Përveç pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video janë shfaqur edhe pjesë nga pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova qoftë në sport apo në fushat tjera International Maarif Schools of Kosova me anë të një video-mesazhi ka uruar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Në videon e publikuar në rrjetin social Facebook të shkollës së Fondacionit turk Maarif në Kosovë, theks i veçantë është vendosur në rëndësinë e atdheut.

Përveç pjesëve nga koha e luftës në Kosovë, në video janë shfaqur edhe pjesë nga pamjet e sukseseve të ndryshme të cilat i ka arritur Kosova qoftë në sport apo në fushat tjera.

“Ky projekt, i cili përmban pamje të luftës çlirimtare bashkë me dhimbjet e përjetuara e më pas përpjekjet e përbashkëta të pasluftës si dhe rezultatet e arritura, mori lëvdatat më të mira”, thuhet nga shkolla, duke treguar se ka sjellë emocione të veçanta në pjesën ku rikujtohet lufta e UÇK-së.

Në video është rikujtuar edhe simboli i luftës çlirimtare, Adem Jashari, ndërsa temë janë bërë të gjitha fushat që kanë sjellë emocione të ndryshme Kosovës.

Kosova pas shpalljes së pavarësisë është ngritur në këmbë dhe tani po vazhdon me vendosmëri rrugëtimin para, thuhet në deklaratën e shkollave të fondacionit Maarif, duke theksuar se “Krahas urimit për 11-vjetorin e Pavarësisë ndihemi krenarë për punën që e bëjmë për këtë shtet dhe për këta njerëz të mirë”.

Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë! "Maarif Schools of Kosova"

Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë! International Maarif Schools of Kosova

Posted by International Maarif Schools Of Kosova on Wednesday, 13 February 2019