Intervistë me Berat Rukiqin: Oligarkët shqiptarë po i pengojnë bizneset nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë në një intervistë për Indoks, se oligarkët shqiptarë, janë duke e penguar zhvillimin e bizneseve të Kosovës. Rukiqi ka thënë se duhet bërë hapa konkret që bizneset e Kosovës dhe të Shqipërisë, të kenë bashkëpunime njëra me tjetrën. Kurse, sipas tij takimet e dy qeverive dhe nënshkrimet e rezolutave të shumta, sidomos në anën ekonomike, deri më tani nuk kanë sjellur ndonjë efekt të madh.

Intervistë me Berat Rukiqin: Oligarkët shqiptarë po i pengojnë bizneset nga Kosova

Kryetari i Odës Ekonomikë të Kosovës ka folur për Insajderin. Ai ka dhënë një intervistë në të cilën ka treguar për vështirësitë bizneseve kosovare në depërtimin e tregut shqiptar.

Rukiqi ka kërkuar nga institucionet e dyjave vendeve, si Kosovës dhe Shqipërisë, që të bëjnë më shumë në lehtësimin e të bërit biznes ndërmjet kompanive të dyja shteteve. Kurse, pa ndonjë efekt të madh dhe të mira si dekor, Rukiqi i ka vlërsuar takimet në mes dy qeverive: asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Cilat janë vështirësitë ekonomike të kosovarëve për me depërtu në tregun e shtetit shqiptarë, të cilat i keni indetifikuar ju si Odë Ekonomike? A mendoni që ka vullnet politik mes shteteve për me u eleminu barrierat e të bërit biznes? Deri sot i kemi pas së paku dy takime të qeverive Shqiptare të cilat në praktikë nuk kanë arrit ende që të definojnë diçka, kush mendoni që është përgjegjës për këtë?  Nëse flasim për statistika, a eksportojnë më shumë bizneset e Shqipërisë në Kosovë, apo e kundërta? Ku prekën përafërsisht këto dy vende që me fillu me u heqë barrierat mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Intervistë me Berat Rukiqin

InDoks ka realizuar një intervistë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, me të cilin ka folur rreth vështirësive në të cilat hasin bizneset kosovare në Shqipëri.Cilat janë vështirësitë ekonomike të kosovarëve për me depërtu në tregun e shtetit shqiptarë, të cilat i keni indetifikuar ju si Odë Ekonomike?A mendoni që ka vullnet politik mes shteteve për me u eleminu barrierat e tw bwrit biznes?Deri sot i kemi pas së paku dy takime të qeverive Shqiptare të cilat në praktikë nuk kanë arrit ende që të definojnë diçka, kush mendoni që është përgjegjës për këtë? Nëse flasim për statistika, a eksportojnë më shumë bizneset e Shqipërisë në Kosovë, apo e kundërta?Ku prekën përafërsisht këto dy vende që me fillu me u heqë barrierat mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Posted by Insajderi on Tuesday, 7 August 2018

INTERVISTËN mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

Indoks: Cilat janë vështirësitë ekonomike të kosovarëve për me depërtu në tregun e shtetit shqiptarë, të cilat i keni indetifikuar ju si Odë Ekonomike?

Ne duhet me pa kuptimin e zhvillimit të sektorit privat në Kosovë dhe zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri dhe me e kuptu mirë këtë kronologji për të dhënë vlerësime. Fillimi i vetëve 90-të me gjithë vështirësitë që ka pas gjatë okupimit, megjithatë Kosova ka pas një grup të ndërmarrësve, sidomos tek sektori tregtarë të cilët e kanë krijuar nje identitet të vet edhe në kushte shumë të vështira në administratën serbe, me okupatorë të njejtë, dhe kanë pas një funksionim që e kanë mundësu furnizimin e Kosovës me produkte të caktuar. Kjo ka ndodhur në kohë shumë të vështira, pasi ka pas një represion të vazhdueshëm në çdo shtresë të shoqërisë ato vite. E pas vitit 99-të Kosovës nuk iu ka dhënë asnjë bazë për me u zhvillu ose me pas eksport, dhe normalisht që ka fillu me import dhe importi kryesor ka qenë nga Serbia dhe vënët me të cilat Kosova ka pas lidhje edhe në të kaluarën. Kjo e ka detërminu edhe pozicionin tregtarë të Kosovës. Duke qenë e varur nga importi dhe duke pas shumë pak kapacitet i cili vonë është krijuar për të eksportu diçka. Edhe në Shqipëri gjatë këtyre viteve ka pas shumë vështirësi, përveç një sektori financiar formal, disa banka që kanë pas aktivitete, ndërsa pjesa e tjetër ka qenë jo formale. Ka qenë një pjesë e bizneseve anonime që ka kulminu me skema piramidale, me firma ‘Fantome’, ose me firma që kanë qenë të kyçura në manipulime qoftë në politikë apo biznese. Sektorët në potencial për zhvillim nuk janë zhvilluar fare.

Kosova e ka pas zhvillimin e vet, Shqipëria e ka pas një zhvillim tjetër. Janë futur një funksion projekte të mëdha infrastrukturore. Ka fillu me u zhvillu sektori i ndërtimit, ka fillu me pas investime në turizëm. Por paralel me këtë në Shqipëri është vërejt fuqizimi i oligarkëve të caktuar me përkrahje të politikës, që e kanë kriju pasurinë e vetë me veprimtari jo transparente. Dhe këta janë fuqizu shumë dhe kanë kriju monopole. Edhe në Kosovë nuk ka pas një potencial të tillë për shkak të stadit të zhvillimit, por sadopak janë kriju ndërmarrje të caktuara dhe kanë fillu me prodhu një pjesë të produkteve të cilët nuk kanë shiku vetëm me importu por edhe me eksportu.

Nëse flasim për kohën para ndërtimit të autostradës dhe pas ndërtimit të saj, rezultati nuk është ai që është prit. Nëse një kohë ka qenë në pyetje mosnjohja si biznesmen apo si partner. Pra pengesa më e madhe ka qenë infrastruktura. Psh: në rastet kur një transport i ka marrë mbi 14 ore, aty nuk ia ka vlejte. E pas kësaj kohe ka pas edhe takime që kanë korrospondu më pastaj edhe me shpalljen e pavarësisë dhe idenë për forma më të avancuara të bashkëpunimit.

Këto zhvillime që i përmenda me grupe të interesit shumë të fuqishme në Shqipëri e kanë kriju një barrierë tarifore, por një grup të barrierave jo tarifore që shprehën në forma të ndryshme gjatë kalimit të kufirit fizikisht dhe problemet që i kanë atje me autoritet e Shqipërisë, si: inspektime të panevojshme, qoftë dënime të caktuara, apo edhe kërcënime fizike që ka pas më herët.

Indoks: Ju po flisni për burokraci që i detyron njerëzit të shkojnë nga korrupsioni ose të tërhiqen krejt?

Po realisht është shumë vështirë në kushte të barabarta, në atë burokraci veprojnë edhe beznismen shqiptarë, të cilët kanë gjete kanale shumë më të lehta sesa një ndërmarrës i yni që niset nga Kosova. Psh: vetëm për një kamion letër  A4 një firmë e jona paguan dikund 100 euro. Që në vit i bije me i pagu deri në 16 mijë apo 17 mijë euro letër A4 për me mujtë me i plotësu kushtet për eksport në Shqipëri. Jashtë pjesës tjetër që është shtesë atje duke pagu gjëra shtesë. Pastaj barrierat e tjera që i hasin firmat, thotë mundet me u shitë produkti që e ka këtë madhësi, por nuk mundet me u shitë produkti tjetër që e ka këtë madhësi. Ose nuk mundet me u trajtu birra e Pejës si kategoritë e birrave të tjera si Heiniken apo lloje të tjera.

Pra ka barriera artificiale që janë në funksion dhe subjektivitet të interpretimit nga autoritetet e ndryshme në Shqipëri. Por duhet të ekzistojë një vullnet politik për me i eleminu këto. Ose ato ndoshta nuk janë rezultat i vullnetit politik, po janë rezultat i ndikimit që e kanë grupet e interesit.

Indoks: Pra po flasim praktikisht për kosovarët që e donë bashkimin kombëtarë dhe sa po shihet në fushën e biznesit nuk është njëfarë lloj mirëseardhje në tregun shqiptarë?

Bizneset në vendet në tranzicion gjithmonë i kanë disa stade të zhvillimit, disa kalojnë nëpër oligarki, pastaj lëshohen neper nivele të tjera ku etablohen dhe funksionojnë si biznese normale, disa mund të funksionojnë si oligarkë, disa të tjerë mund të funksionojnë vetëm me tender. Por në Kosovë edhe në Shqipëri ka ndërmarrje që janë të vogla dhe të mesme që kanë një potencial prodhues, donë me eksportu dhe donë me i pas produktet e veta në të gjitha tregjet. Dhe në momentet që krijohen barrierat artificiale ato nuk e kanë mundësinë me i tejlaku këto. Pastaj vjen roli i shteteve të cilët duhet ti eleminojnë këto barriera.

Indoks: A mendoni që ka vullnet politik mes shteteve për me u eleminu këto barriera?

Ne shohim deklarata dhe rezoluta shumë. Unë mendoj që këto nuk zgjidhen me rozuluta, duhet në të dy anët me u punu dhe duhet një plan veprimi nga të dy palët. E kemi edhe ‘Unionin’ i cili funksionon si treg i përbashkët. Ai treg i ka pasur problemet si na që i kemi. Kur është marrë vendim politik dhe ka pas hapa të ngadalshëm edhe brenda tij dhe ende ka probleme. Kosova dhe Shqipëria duhet të ulën ta bëjnë një plan veprimi, me i pa 20 – 30 masa veprimi që duhet me u ndërmarrë me afate kohore dhe përgjegjës për atë punë.

Indoks: Deri sot i kemi pas së paku dy takime të qeverive Shqiptare të cilat në praktikë nuk kanë arrit ende që të definojnë diçka, kush mendoni që është përgjegjës për këtë?

Takimet e qeverive janë të mira, kur po dalin në fotografi, dekoret. Por unë besoj që qeveria jonë ka interes për bashkëpunim të avancuar me Shqipërinë, por nuk mund të flas për Shqipërinë karshi neve. Por problemi qëndron tek dokumentet që prodhohen, e që janë të mira si orientim i politikave, por janë pa rezultate në terren.

Indoks:  Për momentin është një situatë e tillë që gjithçka çfarë ndodhë prej eksportuesve  kosovarëve me shku në Shqipëri është në baza të vullnetare të biznesit dhe nuk ka ndonjë dokument që i lehtëson këto shkëmbime tregtare?

Është në shumë raste sepse ‘Cefta’ është decidive vetëm për një çështje sepse nuk ka tarifa, apo kuota. Dhe tash është në subjektivitet të vendeve, apo të autoriteteve shtetërore për me vendos barriera jo tarifore. Psh: është politikë nacionale me e reduktu importin e miellit dhe pastaj aty gjinden mekanizma dhe vlen për të gjithë e jo vetëm për të Kosovës, apo vetëm një vendi. Këto barriera vijnë si pasojë e lidhjeve me autoritetet që dëshirojnë ta mbrojnë pjesën e vetë të tregut.

Indoks: Nëse flasim për statistika, a eksportojnë më shumë bizneset e Shqipërisë në Kosovë, apo e kundërta?

Mund të them që është dyfishi, një herë e gjysmë më shumë eksportohet nga Shqipëria në Kosovë sesa nga Kosova në Shqipëri.

Indoks: Disa nga bizneset i kemi parë që kanë kriju një bazë marketingu që e shohim në Shqipëri, a janë rrëfyer ata se si kanë mujt me pas atë sukses në Shqipëri?

Ka raste suksesi ani pse kanë vështirësi, sepse në raste të caktuara ndoshta duhen investime shumë, psh: një nga pjesët e marketingut të rëndësishëm është distribucioni, pra duhesh me gjet një distributor të mirë që ka fuqi në atë vend. Në këtë rast kemi pa një sukses të produkteve të caktuara. Por për me gjet distributorin e mirë, duhet sasi, investim, avokim që kushton dhe këtë nuk e kanë të gjithë.

Indoks: Depërtimi i kosovarëve në tregun Shqiptarë a mendon që ka kapacitete për me shku e me u zhvillu atje?

Maqedonia, Shqipëria dhe Serbia ish dashtë me qenë tregjet kryesore për eksportet tona në kushte normale. Pasi Shqipëria është treg i madh sepse ka edhe pjesën turistike ku rritet dukshëm konsumi dhe është fuqi më e madhe sesa na. Shqipëria ish dashtë me qenë tregu ma natyral për shkak të gjuhës, infrastrukturës e shumë të mirave të tjera.

Indoks: Ku prekën përafërsisht këto dy vende që me fillu me u heqë barrierat mes Kosovës dhe Shqipërisë?

Ne presim që pas këtyre zotimeve politike të mos i kap ato premtime inflacioni, sadopak të ketë biseda të hapura e të sinqerta. Me dy shtete ne e kemi një problem sepse këto shtete e trajtojnë asisoj, pra me Shqipërinë dhe Turqinë. Kur kërkojmë bashkëpunim ekonomik përgjigjja vjen do ti zgjedhim në mënyrë vllazërore e këto probleme nuk kryhen në mënyrë vëllazërore.