Intervistimi i Thaçit – Kryetari i Komisionit iu mbanë ‘ders’ anëtarëve për rolin e presidentit

Intervistimi i Thaçit – Kryetari i Komisionit iu mbanë ‘ders’ anëtarëve për rolin e presidentit

Kryetari i Komisionit Hetues Parlamentar për dëbimin e 6 shtetasve turq, Hajdar Beqa, i ka ndërprerë disa herë anëtarët e këtij komisioni gjatë diskutimit të tyre me presidentin Hashim Thaçi.

Beqa i ka ndërprerë disa herë anëtarët e Komisionit, duke iu mbajtur atyre ‘ders’ për rolin që ka presidenti, shkruan Insajderi.

Ai i ka ndërhyrë anëtarëve me fjalët “bonu serioz”, “merru me çështjet tua”, e “mos fol pallavra”.

Presidenti Thaçi ka qeshur disa herë, kur anëtarët e komisionit kanë replikuar me njëri-tjetrin.

Ndërkaq edhe kryetari i Komisionit, Hajrad Beqa, ka qeshur kur Thaçi iu ka replikuar me pyetje, pyetjeve të anëtarëve të komisionit.

Anëtari i këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi tha se Beqa po e asiston Thaçin që ta shmangë raportimin në këtë komision. /Insadjeri.com