Ipeshkvia e Kosovës me seli në Prizren ka njoftuar lidhur me programin e Festës së Pashkëve 2018 që do të mbahet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
E shtunë, 31 mars 2018 – VIGJILJA E PASHKËVE
Mesha Solemne/Qendore e Pashkëve do të kremtohet në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë në ora 21:00, të cilës do t’i prijë Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji. Në mbarim të meshës, do të ndahen vezë të pashkëve për fëmijë dhe të pranishëm.
Kurse ditën e Pashkëve, e diele, 1 prill, do të ketë edhe këto meshë:
Ora 11:00: Mesha në Katedralen Nënë Tereza në Prishtinë.
(Ipeshkvi i Kosovës, Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, do të kremtojë meshën e Ditës së Pashkëve në Katedralen Zoja Ndihmëtare në Prizren, në ora 11:00)
Ora 18:00: Mesha në Kishën e Shën Ndout në Ulpianë, Prishtinë.
PRITJA SOLEMNE E PASHKËVE
E Diele, ora 19:00 – 20:00: Pritja Solemne për Pashkë në Rezidencën e Ipeshkvisë, pranë Katedrales Nënë Tereza Prishtinë, e cila organizohet nga Ipeshkvi i Kosovës, SH. T. Imzot Dodë Gjergji.
Me konsideratën më të madhe për punën tuaj të vyer dhe për bashkëpunimin korrekt.