Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e IPK-së, hetimet për këtë rast kishin filluar pas pranimit të ankesës ndaj një qytetari, por që ankuesja pretendonte se ishte kanosur me armë në prezencë të një zyrtarit policor.
“IPK arrestoi një zyrtar policor të dyshuar për ‘Shtrëngim’ dhe ‘Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre’. Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer këto vepra penale”, thuhet në njoftim.
“Hetimet për këtë rast kishin filluar pas pranimit të ankesës ndaj një qytetari, por që ankuesja pretendonte se ishte kanosur me armë në prezencë të një zyrtarit policor. Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacioneve të para kanë ndërmarrë disa veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, bëhet e ditur tutje nga IPK, të cilët thonë se i njëjti është dërguar në mbajtje dhe është suspenduar nga detyra. /Insajderi.com