Inspektorati Policor i Kosovës ka ndryshuar komunikatën përmes së cilës bëhej e ditur se është arrestuar një zyrtar policor në Gjilan, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, njofton Insajderi.
Në komunikatën e ndryshuar, IPK-ja sqaron se polici i arrestuar nuk dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me të miturën.
Nga ky institucion thonë se janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast.
“Në kuadër të kësaj, bazuar në hetimet e deritashme i dyshuari nuk dyshohet të ketë pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti. Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin në fjalë”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com
Sqarim për media
Prishtinë/Hajvali,21prill 2021,
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i…
Posted by Inspektorati Policor i Kosovës on Wednesday, April 21, 2021