Inspektorati Policor i Kosovës i ka suspenduar edhe tre zyrtarë të tjerë policorë që thuhet se janë të përshirë në rastin ku është ushtruar dhunë ndaj 18-vjeçarit, Leotrim Rama nga Prishtina, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur me anë të një njoftimi nga IPK, rasti ishte iniciuar në Inspektorat dhe hetuesit në konsultim me prokurorin kujdestar janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore lidhur me këtë rast.
“Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë identifikuar zyrtarët policorë të cilët ishin të përfshirë në këtë rast (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë)”, thuhet në njoftim
“Inspektorati Policor i Kosovës ka dhënë rekomandimin për suspendim të këtyre tre zyrtarëve policorë përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorin kompetent do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore ditëve në vijim për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, bën të ditur tutje IPK. /Insajderi.com