Ipko shqyrton largimin nga Kosova

Ipko shqyrton largimin nga Kosova

Drejtori i Përgjithshëm i IPKO-s Robert Erzin i është drejtuar kryeministrit të vendit, Ramush Haradinajt me një letër në të cilën i ka thënë se po e informon për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë.

“Unë po ju shkruaj në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të IPKO-s, me qëllim që t’ju informojë si kryeministër i sapozgjedhur për keq menaxhimin e mjedisit të komunikimeve elektronike në Kosovë nga institucionet tuaja, në veçanti për keq menaxhim nga Autoriteti Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP)”, thuhet në letrën e Erzin, që mbanë datën 11 tetor 2017 të cilën e ka siguruar Insajderi.

Erzin shkruan në letrën drejtuar Haradinajt, se arsyet kryesore të kësaj gjendje janë sjellja e ARKEP-it karshi Ipko-s dhe në raport me skandalin Vala- ZMobile.

“Serioziteti i situatës mund të rezultojë që investimi më i lartë slloven në Kosovë të tërhiqet nga tregu”, ka shkruar ai.

Situata të tilla, sipas Erzin kërcënojnë investimet e ardhshme të IPKO-s, dhe lë përshtypje jo të mira për investitorët e tjerë.

“Një situatë e tillë kërcënon investimet e ardhshme të IPKO dhe rrezikojn të mbetet përshtypja shumë negative për çdo investim tjetër të huaj që do të bëhet në të ardhmen në Kosovë”, shkruan Erzin.

Inajderi do të sjellë në detaje, arsyet e Ipko-s që ia ka dërguar kryeministrit mbi shqyrimin e largimit nga Kosova.

Drejtori i IPKO-s ka dhënë një varg arsyesh që mund të rezultojë që investimi më i madh slloven në Kosovë të tërhiqet nga tregu./Insajderi.com