Alban Krasniqi, anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëkohësisht bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, ka akuzuar aktivisten Margaritë Hajrizi për servilosje ndaj Dardan Molliqajt, pas intervistës së deputetit të VV-së dhënë dje në Klan Kosova.
Krasniqi i ka thënë Hajrizit, në një postim në rrjetin social Facebook, se “po i servilosesh atij që të ka punësuar”, duke iu referuar Molliqajt.
Reagimi i Krasniqit ndaj aktivistes së Lëvizjes Vetëvendosje, erdhi pas një statusi të Hajrizit në Facebook.
“Natyrisht që jep zemra për atë që të ka punësu e i servilosesh”, ka shkruar Krasniqi, duke akuzuar aktivistën se po i serviloset Molliqajt pasi, siç pretendon ai, aktivistja Hajrizi është punësuar nga deputeti i VV-së.
Pastaj, përplasja mes dy aktivistëve të Vetëvendosjes ka vazhduar më tej. Një pyetje e aktivistës Hajrizi ngjalli sërish reagimin e Krasniqit. “E kush të punësoj ty”, i ka thënë Hajrizi, Krasniqit.
“Jo Dardani prej fermës së lopve erdhi e më punësoi. Ti e ke nga servilizmi dhe jo nga dashnia ndaj organizatës. Dardi ka dijt kënd ku e cakton”, ka thënë Krasniqi. /Insajderi.com