Ironizimi i Liburn Aliut me Frashër Krasniqin – e krahason me një personazh të çuditshëm filmi

Ironizimi i Liburn Aliut me Frashër Krasniqin – e krahason me një personazh të çuditshëm filmi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka ironizuar me kolegun e tij deputet nga Partia Socialdemokrate, Frashër Krasniqin, duke e krahasuar atë me Edward Scissorhands, personazhin e filmit me të njëjtin emër të cilin e luan aktori Johnny Depp.

Aliu, përmes një fotografie të Edward Scissorhands të publikuar në Facebook, ka shkruar: “Frashër Scissorhands”, duke aluduar në deputetin e PSD-së, Frahër Krasniqi.

Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes nuk ka dhënë shpjegim më të detajuar për krahasimin e Krasniqit me personazhin e filmit të cilin e luan Johnny Depp.

Edward Scissorhands – siç përkthehet në gjuhën shqipe “Edward Duar-gërshëra” – është një personazh fiktiv, i cili përmes duar-gërshërëve të tij pret ose modifikon gjëra të ndryshme.

Ndërkaq, Frashër Krasniqi ka publikuar sot një video të vitit 2016, ku dëgjohet Albin Kurti duke folur në lidhje me koalicionet e mundshme të Lëvizjes Vetëvendosje me Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në videon e publikuar nga Krasniqi, vërehet se fjalimi i Kurtit është ndërprerë herë pas here dhe nuk është publikuar i plotë. /Insajderi.com

Frasher Scissorhands.

Posted by Liburn Aliu on Sunday, 23 December 2018