Pas publikimit të emrit për kandidat për Kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar opinionisti, Imer Mushkolaj, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Mushkolaj thotë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka kandiduar kopjene tij për kryeministër.
“Për mu ka qenë e pritshme që nga LDK të nominohet Avdullah Hoti për kryeministër. Ai është rritë politikisht nën sqetullën e Isës, është i besueshëm i Isës, është kopja e Isës, është Isa vetë – veç pak ma i ri”, ka shkruar Mushkolaj.
Menjëherë pas mbledhjes së mbajtur sot nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Mustafa dhe Hoti kanë zhvilluar një konferencë për media, ku edhe bënë të ditur edhe kandidaturën për kryetar të Qeverisë nga ky subjekt politik.
“Kjo qeveri nuk është vlerësuar se ka punuar keq, është rrëzuar pasi Gjykata Kushtetuese vendosi ashtu, andaj Hoti e ka treguar punën e tij si kryeministër, prandaj ne kemi vendosur që ai të jetë kandidat për këtë post edhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha Mustafa, derisa njoftoi se nuk do të ketë asnjë koalicion qeverisës para zgjedhjeve. /Insajderi.com