“Isa Mustafa bëri gabim katastrofal me Vjosa Osmanin, i doli dardhë me bisht”

“Isa Mustafa bëri gabim katastrofal me Vjosa Osmanin, i doli dardhë me bisht”

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, thotë se lideri i dorëhequr i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë gabim katastrofal me ngushtimin e hapësirës për veprim të Vjosa Osmanit, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në ‘Info Magazine’ të Klan Kosovës, ku tutje tha se Osmani “iu ka dalë dardhë me bisht, meqë dalja e saj ka qenë një goditje për LDK-në”.

“Vjosa Osmani është një figurë dinamike politike, e respektoj por ajo lidhje me natyrën e LDK-së nuk ka, sepse ka një retorikë shumë agresive, prodhon konflikte, ndërsa filozofia e Rugovës ka qenë e kundërta, mbyllja e konflikteve, evitimi i konflikteve. Pra ajo kurrë nuk ka pasë frymë të tillë rugoviste”, ka thënë Krasniqi.

“Mendoj që Isa Mustafa ka ba gabim katastrofal me ngushtimin e hapësirës për veprim të Vjosa Osmanit”.

“Nëse Vjosa ka qenë e keqe qysh ai e prezantoi në fund atëherë gabimi është i Isa Mustafës dhe i kryesisë që e kanë nominu për kryeministre, pra edhe ata kanë kalkulu me i përdorë figurat politike për një përdorim e me i gjujtë”.

“Por në rastin e Osmanit iu ka dalë dardhë me bisht sepse dalja e saj prej LDK-së mandej ka qenë një goditje për LDK-në”, ka thënë tutje ai. /Insajderi.com