Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe, duke komentuar edhe rezolutën për ndërpr" />

Isa Mustafa flet për dorëheqjet e kryetarëve në komunat serbe

Isa Mustafa flet për dorëheqjet e kryetarëve në komunat serbe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar lidhur me dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe, duke komentuar edhe rezolutën për ndërprerje të komunikimit më qeverinë kosovare. Mustafa ka thënë se në këtë situatë duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Këto veprime të serbëve, siç ka shkruar Mustafa përmes Facebook’ut janë sinjal i qartë se nga po shkon vendi.

“Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:

Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. IM