Isa Mustafa flet për përplasjen ndërmjet Agim Veliut me Vjosa Osmanin

Isa Mustafa flet për përplasjen ndërmjet Agim Veliut me Vjosa Osmanin

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka arsyetuar dallimet në qëndrime mes dy nënkryetarëve të partisë së tij, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut.

Duke komentuar para mediave përplasjen nga larg, përmes ‘Facebook-ut’, të Osmanit me Veliun, pikërisht për shkak të negociatave për marrëveshje mes LDK-së dhe VV-së, Mustafa ka thënë:  “Na kemi një parti të madhe, shumë të madhe ,njerëzit kanë të drejtën ta thonë mendimin e tyre”.

Në këtë paraqitje para mediave, Isa Mustafa, ka folur edhe për ofertën e fundit që partia e tij dha për bashkëqeverisje me partinë e Albin Kurtit.

Ai ka thënë se më nuk ka arsye të ulet më kryetarin e VV-së, e të qëndrojnë ulur për tre orë dhe të dalin më pas të thonë se nuk ka marrëveshje.