Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit

Isa Mustafa i kundërpërgjigjet Besnik Bislimit

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e ka cilësuar veprim të gabueshëm atë të Besnik Bislimit, nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ka thënë dje se Agim Veliu gjatë negociatave për koalicionin shpesh thoshte ‘qohuni se s’ka asgjë’.

Mustafa në Radio Televizionin e Kosovës ka deklaruar të enjten se shpalosja e detajeve të tilla nga negociatat nuk janë veprime të mira.

“Këto duhet t’i lexojmë si gabime. Janë veprime të gabueshme, nuk janë veprime të mira. Të thuash ‘kush u mbështet në karrige, e kush nuk u mbështet; kush e lëshoi tavolinën për nevoja të veta, e nuk u kthye më’ – këto nuk janë korrekte. Ne duhet të arrijmë marrëveshje”, ka thënë Mustafa.

“Z. Veliu e dha përgjigjen mbrëmë dhe ajo që e ka thënë është e saktë”, u shpreh kreu i LDK-së.