Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit: Letrën s’e shohim zyrtare

Isa Mustafa i përgjigjet Albin Kurtit: Letrën s’e shohim zyrtare

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është përgjigjur letrës së fundit të Albin Kurtit.

Ai ka thënë se letrën nuk e konsideron zyrtare dhe se janë të hapur për të gjetur sa më shpejt një zgjidhje, shkruan Insajderi.

“Është një letër me cilësime, të cilat nuk janë shumë zyrtare. Ne jemi te interesuar ta përmbyllim këtë proces”, ka thënë Mustafa para mediave, shkruan Insajderi.

“Jemi të interesuar të gjejmë rrugë dhe t’i formojmë institucionet. Për këtë ne do të mundohemi të punojmë maksimalisht. Kërkoj edhe Vetëvendosje ta jap kontributin e saj”./Insajderi.com

Lexo edhe: 

VV i dërgon letër zyrtare LDK-së

Zbulohet letra e VV-së: E refuzojnë kërkesën e LDK-së për largimin e kryeparlamentarit Konjufca