Isa Mustafa jashtë rrezikut, djali i tij tregon se gjendja shëndetësore e liderit të LDK-së është stabile

Isa Mustafa jashtë rrezikut, djali i tij tregon se gjendja shëndetësore e liderit të LDK-së është stabile

Besnik Mustafa, i biri i liderit të LDK’së, Isa Mustafa, është deklaruar rreth gjendjes shëndetësore të këtij të fundit, pasi që gjashtë ditë më parë Mustafa kishte njoftuar se është infektuar nga koronavirusi.

Siç njofton Besnik Mustafa në një bisedë për Zëri.info, gjendja shëndetësore e babait të tij është e mirë dhe stabile.

“Gjendja e tij është shumë e mirë për momentin, po vazhdon të trajtohet dhe nuk po besojmë që ka rrezik më tutje, po përdor terapi si çdo rast tjetër i infektuar. Po rëndësia më e madhe është besimi në vete dhe karakteri i tij”, ka thënë Mustafa.

Mustafa më tej ka treguar se e gjithë familja po kujdeset për të, ndërsa askush tjetër prej anëtarëve të familjes nuk është infektuar nga ky virus.

“Të gjithë po kujdesemi për të dhe po i qëndrojmë afër për çdo gjë, por nuk jemi infektuar” , ka shtuar Mustafa, duke thënë se më rëndësi për personat e infektuar është trajtimi psikologjik dhe të mos braktisen në momentin kur ata infektohen.

Që atëherë ai është vetizoluar dhe po trajtohet në shtëpinë e tij në Prapashticë, ku pranë po i qëndron familja. /Insajderi.com/