Isa Mustafa: Jemi të hapur për ta diskutuar postin e presidentit me PDK-në

Isa Mustafa: Jemi të hapur për ta diskutuar postin e presidentit me PDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka folur përsëri për zgjerimin e mundshëm të koalicionit, për të cilën thuhet se në të mund të futet edhe Partia Demokratike e Kosovës, njofton Insajderi.

Mustafa gjatë një interviste për Telegrafin ka thënë se LDK-ja është e hapur për ta diskutuar çështjen e postit të presidentit.

Shefi i LDK-së ka folur për përplasjet mes deputetëve të LDK e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, për marrëdhëniet me AAK-në si partner koalicioni dhe çështjen e presidentit të ri që duhet të zgjidhet në afatin kushtetues.

Mustafa në këtë intervistë ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun./Insajderi.com