Haki Abazi po kërkon që Isa Mustafa të merret në pyetje nga prokuroria. Mustafa po ashtu ka një kërkesë për Abazin – Të kontrollohet të mjeku.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa i ka sugjeruar Haki Bazit të Lëvizjes Vetëvendosje që t’ia bëjë një vizitë mjekut.
Kjo këshillë e Mustafës ka ardhur pasi Abazi ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK”.
Abazi ka thënë se “nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj. Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”.
Për këto fjalë, I pyetur nga portali Express, Mustafa nuk i ka komentuar akuzat e Abazit vetëm ka thënë “le të shkojë te doktori e të kontrollohet”./Insajderi.com