Isa Mustafa në takim me Ramush Haradinaj në Kuvend

Isa Mustafa në takim me Ramush Haradinaj në Kuvend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe ai i Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Ramush Haradinaj, janë duke zhvilluar një takim në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Edhe pse para takimit lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se sot ndodhet në Kuvend për tu takuar me Grupin Parlamentar, KP mëson se në Kuvendin e Kosovës tashmë po zhvillohet një takim mes të dy krerëve të koalicionit qeverisës.

Tutje bëhet e ditur se takimi po mbahet në zyrat e Grupit Parlamentar të LDK-së.

Po ashtu sipas burimeve ë këtë takim thuhet të jetë edhe kreu i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. /Insajderi.com