Isa Mustafa: Nuk e shoh përgjegjëse vetëm Flora Brovinën për publikimin e fotografisë, është përgjegjësi e atyre që janë në pushtet

Isa Mustafa: Nuk e shoh përgjegjëse vetëm Flora Brovinën për publikimin e fotografisë, është përgjegjësi e atyre që janë në pushtet

LDK, mbajti sot konventen e dytë të cilën po e mbajnë gjatë këtij mandati. Në një konferencë  për medie foli i pari i kësaj partie Isa Mustafa, i cili nuk la pa përmendur skandalin që është shkaktuar dy ditët e fundit nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, shkruan Insajderi.

Mustafa, tha se nuk e sheh përgjegjëse vetëm deputeten Brovina për publikimin e kësaj fotografie por edhe partinë e saj dhe partitë tjera në pushtet. Ai tha se ish-deputetja e LDK-së, së cilës i është lakuar emri dje nga Brovina, e ka dhënë deklaratën e vetë dhe nuk ka çfarë të shtojë në lidhje me të.

“Është për keqardhje një sjellje e tillë në kuvend dhe publikimi i fotografive të tilla sepse prekin thellë në dinjitetin e grave dhe atyre që kanë pasur probleme me forcat serbe në Kosovë. Se ka ekzistuar dhunimi është e ditur, mirëpo konsideroj se të gjitha këto duhet të jenë çështje e drejtësisë.

Është e papranueshme publikimi i një fotografie të tillë dhe po ashtu nuk e shoh përgjegjëse vetëm Flora Brovinën në këtë situatë, por është problem i atyre që sot janë në pushtet edhe i PDK edhe partive të tjera që duan ta mbajnë pushtetin me skandale. Për shkak të nevojave politike nuk është mirë të merremi me këtë çështje, kjo nuk na është nevojitur”, ka thënë Isa Mustafa./ Insajderi.com