Isa Mustafa: Nuk jemi vendi më i varfër

Isa Mustafa: Nuk jemi vendi më i varfër

 

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se Kosova nuk është vendi më i varfër pasi që ka filluar të rritet zhvillimi ekonomik.

Sipas tij, “rrahagjoksit” që deklarojnë se jemi vendi më i varfër e më i pazhvilluar duhet të gjejnë temë tjetër.

“Ata që, për arsye të ndryshme, ndjejnë kënaqësi duke konstatuar se Kosova jonë është shteti më i pazhvilluar, shteti me papunësinë dhe varfërinë më të madhe, shtet me korrupsionin më të lartë, shtet me arsimin më të keq. Nuk shohin asgjë të bardhë në këtë vend, ndërkaq vet i kanë punët më së miri”, ka deklaruar Mustafa.

Kryeministri gjatë fjalimit në Konferenca Vjetore me Bizneset në temën “Ambienti i Biznesit 2017”, theksoi se Kosova shumë shpejt, kalon pragun ndërkombëtar të varfërisë, duke u cilësuar si vend me të ardhura të mesme.

“Prandaj, jam i bindur se pa hyrë në pjesën e dytë të këtij viti, sipas kritereve të Bankës Botërore, nuk do të kemi argumente (të rrahim gjoks) ta konsiderojmë veten vend i varfër e as që do të kemi të drejtë të shfrytëzojmë fondet nga organizatat të cilat destinohen për vende të varfra”, tha ai. /Insajderi.com