Zyra e kryeministrit në largim Isa Mustafa, vitin e kaluar ka paguar bileta të aeroplanit në shumën afër 20 mijë euro pa dëshmi të mjaftueshme.
Auditorit të Përgjithshëm ka gjetur se në nëntë raste kryeministria ka paguar biletat pa e ditur çmimin dhe datën e rezervimit. Në pesë raste nga këto kanë munguar datat në kopjet fizike të rezervimit të biletës ndërsa në katër raste rezervimi nuk përputhej me atë në faturë, raporton Insajderi.
Sipas ZAP krejt kjo është në kundërshtim me kontratën për furnizim me bileta të aeroplanit që ZKM e ka nënshkruar në janar të 2015-ës.
Për më tepër sipas ZAP aprovimi i shpenzimeve për furnizim me bileta pa siguruar dëshmi të mjaftueshme e rritë rrezikun që çmimet në faturë të jenë më të larta se çmimet e biletave në datën e rezervimit duke rezultuar me dëmtim të buxhetit. /Insajderi.com