Isa Mustafa: Qeveria nuk duhet t’i neglizhojë “non-papers” ato i ka porositur dikush

Isa Mustafa: Qeveria nuk duhet t’i neglizhojë “non-papers” ato i ka porositur dikush

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se “non-papers” nuk duhet të neglizhohen nga Qeveria pasi sipas tij “ato nuk kanë zbritur nga qiellit, por i ka porositur dikush”.

Gjatë një interviste për Klan Kosovën, Mustafa deklaroi se Qeveria e ka përgjegjësinë për dialogun e opozita ta pengojë në Kuvend ndonjë marrëveshje eventualisht të dëmshme.

“Por, nëse opozita vlerëson se marrëveshja është ajo që duhet, atëherë edhe duhet ta përkrahë”, tha Mustafa.

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtoi se opozita duket e hutuar nga humbja.

Për LDK-në theksoi se duhet të artikulohet fuqishëm në të bërit opozitë ndaj Albin Kurtit.

LDK, opozita, Qeveria, por edhe bashkësia ndërkombëtare kanë kundërshtuar publikimin e disa “non-papers”.

Në ato dokumente që i atribuohej Gjermanisë, Francës, më parë edhe Sllovenisë, përmendeshin versione që do të rezultonin në marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi.

“Non-paperi i fundit gjermano-francez”, kërkonte krijimin e një zone autonome për serbet në Veri i quajtur si “Kosova Veriore”.

Por, Qeveria e Kosovës ka deklaruar vazhdimisht se nuk flasin në asnjë rast për mundësinë e cenimit të integritetit territorial. /Insajderi.com